Vllaznia 3-1 Tirana në volejboll

Vllaznia e fortë në volejboll, kampionët e Tiranës 'bien' në Shkodër

20 Tetor 2023, 22:06
  • Share

Superliga shqiptare në volejbollin për meshkuj ka zhvilluar sot dy nga ndeshjet e javës së gjashtë. Në Shkodër, Vllaznia mundi 3-1 me sete kampionët e Tiranës, ndërsa Elbasani fitoi 2-3 me Teutën në Durrës.

Në Pallatin e Sportit "Qazim Dervishi" në Shkodër, Vllaznia fitoi 3-1 me sete me Tiranën. Kampionët në fuqi të Shqipërisë fituan vetëm në setin e dytë, duke u dorëzuar përballë vendasve.

Djemtë e Artan Kalasë u treguan më të saktë në parket, duke fituar 25-21 setin e parë. Në të dytin Tirana ia doli të fitonte 18-25, ndërsa seti i tretë foli 25-16 nga vendasit. Në setin e katërt, Tirana humbi sërish 25-23 duke dalë me kokën ulur nga udhëtimi.

Në "Ramazan Njala" të Durrësit, Teuta vendase humbi 2-3 me Elbasanin. (24-26, 25-19, 20-25, 26-24, 11-15), këto ishin rezultatet e pesë seteve, me duelin që u vendos në përplasjen finale.

Nesër në 17:00 luhet Skënderbeu - Partizani në Korçë, ndërsa po nesër në 18:00 luhet Erzeni - Studenti në "Dhimitraq Goga".

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?