Trajneri Ilir Sopi dhe Amir Rrahmani

'Vllaznia e largoi nga lista', trajneri i parë i Amir Rrahmanit: Te Partizani e futi në lojë Gaz Demi

25 Maj 2023, 14:48| Përditesimi: 25 Maj 2023, 14:50

  • Share

Trajneri i parë i Amir Rrahmanit, Ilir Sopi ka treguar për "Expose" në Kosovë kalvarin e mundimshëm të një mundësie në Superligë për kampionin e Serie A. Nga refuzimi dhe largimi i listës së Vllaznisë, deri te biseda me presidentin e Partizanit, Gaz Demi.

"E marr Rrahmanin dhe e dërgoj tek Vllaznia e Shkodrës, ku ishte Ilir Nallbani, i cili gëzonte respekt të jashtëzakonshëm nga Shkodra, dhe aty bisedum me Amir Grimën dhe ishte Shpëtim Duro trajner. 22 ditë kishte fazë përgatitore me Vllazninë dhe më pas klubi iku në Mal të Zi në fazën tjetër, por Amirin ma larguan nga lista. Më pas bisedova me Amir Grimën, me një marrëveshje ta dërgojmë në huazim tek Kastrioti i Krujës. Shkova në Pogradec ku Kastrioti ishte në përgatitje, ku u takova me zyrtarët e klubit. Amiri filloi edhe fazën përgatitore me Kastriotin e Krujës, por ata kërkuan disa kushte të vështira, ku s’kishim qejf sepse humbisnin klubet", tha fillimisht ish-trajneri i Rrahmanit.

Më pas Ilir Sopi tregoi edhe vështirësitë e kampionit të Serie A për të marrë minuta te Partizanit dhe ndërhyrjen e Gaz Demit.

"Kam marrë Amirin e kam dërguar te Partizani, kemi bërë marrëveshje dhe kontratën e parë me futbollistin dhe nga aty flitet që ishte si futbollisti më i ri që do luante aty, por trajneri nuk kishte guxim ta hidhte në fushë. Kishte frikë, derisa iu afrova presidentit Gaz Demi ku ia kërkova ta fuste për 15 minuta dhe do bindesh. Tha cilin çun, i tregova për Rrahmanin, por më tha se nuk e dinte që ka ndonjë çun kosovar dhe më pyeti nëse ia kam sjellë. I bie telefonit dhe Amiri mori minutat dhe më Amiri asnjëherë nuk është tërhequr nga klubi i Partizanit", tregoi Sopi.

Kujtojmë se te Partizani, mbrojtësi bëri hapin e madh për në Kroaci dhe më pas në Serie A me Hellas Veronën dhe Napolin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?