Vllaznia e vajzave e brishtë kundër Chelsea-s, mbyllen ndeshjet e Champions League në Shkodër! Trajneri Leka: Diferenca të mëdha në fushë

17 Dhjetor 2022, 12:33| Përditesimi: 17 Dhjetor 2022, 13:58

  • Share

Ndeshja e fundit në Shkodër dhe e parafundit në grup për Vllazninë e vajzave është mbyllur me humbjen 0-4 kundër Chelsea-s. Në ‘Loro Boriçi’ vajzat shkodrane u ndëshkuan për herë të parë në minutën e 12 me Ingle, ndërsa më pas për londinezet realizuan Kirby, Svitkova dhe Mjelde. Pas 90 minutave edhe trajneri Nikolin Leka e pranoi se diferencat mes ekipeve janë të mëdha, por pengu është ende goli i parë në grupet e Champions League.

“Duke parë disnivelet mes ekipeve është normale të humbësh. Është e ditur ajo pjesë, por në përgjithësi jam i kënaqur me lojën që kanë bërë vajzat, më saktësisht në pjesën e mbrojtjes. Ne jemi ekipi i ri dhe nuk mund të pretendojmë më tepër. Është eksperiencë, por që nga ndeshja në Londër me Chelsea-n mund të them se jemi përmirësuar shumë,”-u shpreh Nikolin Leka, trajner i Vllaznisë.

Ndërkohë te Chelsea thonë se ekipi shqiptar ka fituar eskperiencë që nga ndeshja e fundit e zhvilluar në Londër.

“Këtë herë ishte më e vështirë kundër Vllaznisë se sa në Londër. Patëm përballë një ekip më kompakt dhe më të ndërlikuar, duke na bërë që të krijonim më pak raste,”-tha Emma Hayes, trajnere e Chelsea-s.

Ndeshja e fundit në grupin e Champions League për Vllazninë e vajzave do jetë kundër Real Madrid në Spanjë me datë 22 dhjetor.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • nastro milano: 17/12/2022 14:12

    po keto te uruara nje gol se shenuan vec duke gelltitur 4 -5 gola per cdo ndeshje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?