Futbollistët e Vllaznisë

Sport

Vllaznia fiton mes 7 golave kundër Kukësit, ikin dritat në 'Loro Boriçi'

13 Gusht, 15:00| Përditesimi: 13 Gusht, 15:03

  • Share

SHKODËR - Vllaznia dhe Kukësi dhuruan të martën një ndeshje miqësore të mbushur me emocione dhe gola, teksa u përballën në stadiumin “Loro Boriçi” në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Kuqeblutë triumfuan me shifrat 4-3, në një sfidë ku ritmi dhe spektakli nuk munguan.

Shkodranët kaluan shpejt në avantazh me golin e Salës, por verilindorët u kundërpërgjigjën me Bespallën që barazoi rezultatin. Ekipi i Edi Martinit riktheu epërsinë përpara pushimit me golin e Qatos, duke mbyllur pjesën e parë 2-1.

Fillimi i pjesës së dytë solli golin e tretë për Vllazninë me anë të Jagos, ndërsa Birçaj shkurtoi diferencën për Kukësin. Mensah shënoi golin e katërt për vendasit, por Fejzaj i miqve e ktheu sërish ndeshjen në garë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-3.

Takimi pati edhe një episod të çuditshëm, kur në minutën e 84-të errësira pushtoi stadiumin për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike, me rezultatin 4-2 në atë moment. Pas disa minutash ndërprerjeje, gjeneratori riktheu ndriçimin dhe loja rifilloi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?