SHKODËR - Drejtuesit e Vllaznisë janë në punë për të ndërtuar një skuadër të fortë për në kualifikueset e Conference League, me shkodranët që do përballen me letonezët e BFC Daugavpils në turin e parë. Për këtë sytë janë hedhur nga fantazisti Sherif Kallaku.
27-vjeçari është njohje e vjetër e Edi Martinit, pasi trajneri e ka stërvitur në kohën kur të dy ishin pjesë e Teutës. Tanimë Kallaku është lojtar i lirë në treg pasi pas një jave i skadon kontrata me Sepsi në Rumani, aty ku luan prej dy sezonesh.
Përvoja e Kallakut dhe roli pas sulmuesve do bënte që shkodranët të kishin një "armë" më shumë për të synuar titullin kampion sezonin e ri, por edhe një ecuri të mirë duke dashur pjesëmarrjen në grupet e Conference League.
Drejtuesit e Vllaznisë kanë kontaktuar me Kallakun dhe duket se palët janë duke diskutuar detajet e fundit para se 'Sherifi' i ri të zbarkojë në Shkodër për vizitat mjekësore dhe firmën në kontratë.
Me Vllazninë që fazën përgatitore do e zhvillojë në Maribor të Sllovenisë, trajneri Martini e dëshiron fantazistin edhe gjatë stërvitjes intensive. Sherif Kallaku ka luajtur shtatë ndeshje me Kombëtare A.
Komente
