Vllaznia e ka vërtetuar se është një ekip mjaft social dhe i është bashkuar fushatës sensibilizuse për fëmijët me aftësi ndryshe “Autizmi flet, është koha për të dëgjuar”. Në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” është zhvilluar sot një aktivitet i shkurtër, ku futbollistët e Vllaznisë kanë kaluar pak kohë me fëmijët me aftësi ndryshe të shkollës “3 Dhjetori”.
Të veshur me fanella të bardha, lojtarët e Vllaznisë kanë organizuar një lojë me këta fëmijë, duke u falur atyre emocione të mëdha. Trajneri Ernest Gjoka ka shpërndarë disa çertifikata për fëmijët pjesëmarrës në aktivitet, ndërkohë që është firmosur edhe një top nga të gjithë futbollistët.