Vllaznia i mori kreun, trajneri i Egnatias: Na mungoi agresiviteti! Humbja me Teutën, Gvozdenovic: U goditëm në pikën më të fortë

12 Shtator, 11:08| Përditesimi: 12 Shtator, 11:56

  • Share

Një Vllaznia e magjishme me gola spektakolarë mposhti 3-1 Egnatian në javën e 4 të Superligës, duke i marrë edhe kreun e renditjes.

“U kënaqa me shënimin e golit sepse më mungonte shumë dhe isha i gëzuar që ndihmova ekipin. Ishte një moment lirimi. Besoj e merituam plotësisht fitoren sepse ishim gjithë kohës shumë mirë, të mbledhur, taktikisht mirë, dëshirën e grintën për çdo top,”-u shpreh Esat Mala, futbollist i Vllaznisë.

“Mendoj se ishim shumë vonë në presing si skuadër dhe për topin e dytë. Nga kjo përfitoi Vllaznia,”-tha Edlir Tetova, trajner i Egnatias.

Në Korçë, për javën e 4 të Superligës, Teuta fitoi 2-3 me përmbysje kundër Skënderbeut.

“Për golin e parë jam mërzitur sepse goli i parë erdhi me goditje standarte dhe ne aty jemi të fortë. Ndodhi 5 minuta para mbylljes së pjesës së parë dhe do shkonim me avantazh në dhomat e zhveshjes,”-deklaroi Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut.

“Lujtëm mirë, morëm 3 pikë të çmuara përballë një Skënderbeu shumë të fortë me thënë të drejtën,”-u shpreh Edi Martini, trajner i Teutës.

Sfida e parë e javës së 4 mes Bylisit dhe Tiranës u mbyll me shifrat 2-2, ndërkohë që sot në orën 19:00 Ilir Daja do debutojë si trajner i Dinamos kundër Partizanit në ‘Arenën e Demave’.

“Partizani dhe Egnatia janë dy ekipe që në këtë fillim jan pretendentë kryesor për të fituar titullin. Nisur edhe nga fakti që sezonin e kaluar luajtën finalen e ‘play-off’. Ne duhet të jemi pragmatist dhe të mos dalim pa pikë nga kjo ndeshje,”-pohoi Ilir Daja, trajner i Dinamos.

Ndeshja tjetër që kompleton javën e 4 të Superligës luhet po sot në orën 19:00 mes Elbasanit dhe Laçit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?