Ndriçim Shtubina

Vllaznia 'kriset' para transfertës në Korçë, stafi pezullon sulmuesin! Shtubina: Kemi shumë mungesa

20 Tetor 2023, 17:45| Përditesimi: 20 Tetor 2023, 20:48

  • Share

Skënderbeu dhe Vllaznia luajnë nesër në 17:00 për javën e nëntë të Superligës në Korçë. Përpara duelit te shkodranët ka pasur përplasje mes trajnerit Migen Memelli dhe sulmuesit Mehdi Çoba. Nga informacionet që vijnë nga Shkodra, sulmuesit nuk i ka pëlqyer pozicioni në fushë dhe për këtë shkak duket se ka debatuar me Memellin. Kaq ka mjaftuar që stafi të pezullojë Çobën për shkak të sjelljes. Ai së bashku me Hakaj (i dëmtuar) i shtohen mungesave në kampin e kuqebluve.

Përpara ndeshjes, për mediet foli ndihmëstrajneri i kuqebluve. Ndriçim Shtubina ka traguar se të tijtë kanë shumë mungesa, ndërsa me performancën në fushë të tijtë nuk e meritojnë këtë vend në klasifikim.

"Besoj se është e vështirë si çdo ndeshje tjetër, por skuadra nuk duhet të futet në fushë me presionin e pikëve. Skuadra është stërvitur mirë gjatë këtyre ditëve, pavarësisht mungesave që vazhdojnë të jenë prezente, por prapë Vllaznia ka forca për të mundur çdo kundërshtar dhe prandaj duhet të japim maksimumin në fushë", tha Shtubina.

Drejtori sportiv ka konfirmuar se te Vllaznia do ketë shumë mungesa për trasfertën kundër Skënderbeut, teksa listës i shtohen edhe Hakaj dhe Çoba.

"Sa i takon gjendjes së lojtarëve të dëmtuar, ato vazhdojnë të jenë prezente dhe prandaj edhe këtë rradhë do të kemi shumë mungesa. Gjithsesi duhet të përqëndrohemi sepse Vllaznia ka edhe alternativa që do të japin maksimumin për të marrë tri pikët. Lojtarët duhet të jenë të vetëdijshëm se kanë potencial për të dhënë më shumë. Ato pikë që kemi në tabelë nuk shpjegojnë gjendjen reale të ekipit tonë dhe të cilësive që ajo ka në vetvete", tha ish-sulmuesi shkodran.

Pas tetë javësh, Skënderbeu me dymbëdhjetë pikë pozicionohet në vendin e pestë, teksa me nëntë pikë Vllaznia qëndron në pozitën e shtatë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?