Festa e Partizanit

Sport

Vllaznia, Laçi dhe Partizani fitojnë ndeshjet e kthimit, kualifikohen për në fazën e dytë të 'Conference League'

15 Korrik 2021, 23:05| Përditesimi: 15 Korrik 2021, 21:11

  • Share

TIRANË- 3 skuadra shqiptare kualifikohen në turin e dytë të Conference League. Vllaznia mban premtimin, përmbys humbjen kundër Shiroki Brijeg!

Laçi është kualifikuar në turin e dytë të Conference League, pasi ka përmbysur humbjen 1-0 kundër Podgoricës në ndeshjen e parë.

Në fazën tjetër e pret Craiovan e Rumanisë. Partizani nuk fal as në transfertë, mposht moldavët në shtëpi ku në turin tjetër e pret përballje e ferrit me Bazelin

Ora 23:05
Vllaznia mban premtimin, përmbys humbjen kundër Shiroki Brijeg! Kualifikohet në turin e dytë të Conference League

Pas Partizanit dhe Laçit edhe Vllaznia ka siguruar një biletë për në fazën e dytë të Conference League. Skuadra shkodrane ka përmbysur humbjen 3-1 në ndeshjen e parë kundër Shiroki Brijeg në Bosnje, pasi sonte në Shkodër ia doli me shifrat 3-0.

Në Loro Borici autorët e golave ishin Djurdjevic dopietë dhe Eni Imami. Në turin e dytë të Conference League Vllaznia do përballet me qipriotët e Ael Limasol.

Ora 22:57
Laçi përmbys në shtesë Podgoricën, kualifikohet në turin e dytë të Conference League

Laçi është kualifikuar në turin e dytë të Conference League, pasi ka përmbysur humbjen 1-0 kundër Podgoricës në ndeshjen e parë.

Në sfidën e kthimit të zhvilluar në Elbasan Arena kurbinasit kanë fituar me rezultatin 3-0 në shtesë. 90 minutat përfunduan me shifrat 1-0 falë golit të realizuar nga Deliu.

Në shtesë kualifikimin e vendosën Lushkja dhe Prengaj. Në turin e dytë të Conference League Laçi do përballet me Craiovan e Rumanisë.

Ora 20:57
Partizani nuk fal as në transfertë, mposht moldavët në shtëpi! Në turin tjetër përballje e ferrit me Bazelin

Partizani ka fituar edhe ndeshjen e dytë të turit të parë kualifikues të conference league. Skuadra shqiptare ka mposhtur në Moldavi 2-3 Stujnful Gheorge, që një javë më parë pësoi një disfatë 5-2 në Elbasan Arena.

Edhe sot, ashtu si në ndeshjen e parë ka shkëlqyer braziliani Junior, që realizoi dopietë.

Për rrjedhojë Partizani është kualifikuar në turin e dytë kualifikues me rezultatin e përgjithshëm 8-4. Në këtë fazë, që nis mesjavën e ardhshme Partizani do ketë një përballje ferri me Bazelin e Zvicrës.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?