SHKODËR - Charles Bismark është rikthyer në Shkodër, por këtë herë për githë sezonin 2025-26. Sulmuesi nga Gana ishte pjesë e Vllaznisë në huazim nga Skënderbeu, me drejtuesit shkodranë që gjetën akordin me korçarët për ta pasur gjithë sezonin. Trajneri Edi Martini është bindur nga forma e sulmuesit që kishte në huazim për ndeshjet evropiane, duke e dashur në ekip.
"KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se në afatin përmbyllës të merkatos, ka arritur të rikthejë sërish në skuadër sulmuesin Charles Bismark. Pas përvojës së tij të shkurtër me ne në ndeshjet europiane, tashmë ai do të mbajë të veshur fanellën kuqeblu përgjatë gjithë sezonit 2025-2026. Kjo falë marrëveshjes me drejtuesit e klubit Skënderbeu", njofton klubi shkodran.
Sulmuesi 24-vjeçar spikati sezonin e kaluar me Skënderbeun, duke shënuar nëntë gola në 34 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Më parë ai ka luajtur për klube si Vushtrria, Trepça, CSKA Sofie dhe Zeljeznicar.
Bismark ka bërë për vetë shumë klube në Superligë, por Vllaznia ia doli të ishte më bindëse.
Komente
