Vllaznia likuidon Partizanin për kreun, Kukësi nuk përmbahet! ‘Paqe’ mes Teutës dhe Laçit

13 Dhjetor 2020, 20:23| Përditesimi: 13 Dhjetor 2020, 20:24

  • Share

Supersfida e javës së tetë të Superligës mes Vllaznisë dhe Partizanit ka përfunduar me fitoren minimale 1-0 të shkodranëve. Në këtë përballje vendosi goli i Dilaver në minutën e 78.

Vllaznia në këtë mënyrë i ka dhënë një mesazh të qartë Partizanit për kreun e klasifikimit, ndërsa nga ndeshja në ndeshje vijon të japë mesazhe të qartë për objektivin e këtij sezoni. 

Sakaq Kukësi ka marrë fitoren e pestë radhazi në kampionat pasi sot mposhti 3-1 Skënderbeun, duke u ngjitur edhe në vendin e dytë në klasifikim. 

Ndërkohë në ndeshje e tjera Tirana fitoi 3-0 kundër Apolonisë, Teuta ndau pikët me Laçin me rezultatin 1-1, ndërsa Bylis mposhti 2-1 Kastriotin.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?