Vllaznia mori kreun, sot Superliga ndizet me Tirana-Elbasani në Air Albania! Ismajli: Koha për fitoren e parë

16 Shtator, 12:13| Përditesimi: 16 Shtator, 15:30

  • Share

Një gol në ekstremin e lojës, konkretisht në minutën e 95 nga Bekim Balaj, i dha Vllaznisë fitoren 1-2 kundër Teutës dhe njëkohësisht vendin e parë në kampionat. Te fitoret në javën e 5 të Superligës u rikthye edhe Egnatia, që mposhti me rezultatin 4-0 Bylisin.

Sot, Tirana e 4 barazimeve në 4 ndeshjet e para do luajë në Air Albania përballë Elbasanin që e ka nisur pozitivisht Superligën. Përveçse një ndeshje e luftuar, duke nisur nga ora 19:00, pritet që kjo përballje të ketë edhe një numër të lartë tifozësh.

“Skuadra nuk ka fituar, por mendoj se kemi bërë mjaft ndeshje të mira. Mirëpo edhe fati ndonjëherë nuk e ecën. Nga kjo ndeshje do jetë ndryshe. Elbasani do jetë para tifozëve tanë, e kemi studiuar, e respektojmë si ekip, por ne jemi Tirana dhe luajmë vetëm për 3 pikë,"-u shpreh Qendrim Ismajli, futbollist i Tiranës.

Ndërkohë Partizani pas barazimit me Dinamon në Arenën e Demave, të hënën përballet në transfertë me Laçin duke nisur nga ora 16:00.

“Dua të jem i sinqertë dhe të thëm që sipas asaj që unë kam parë rezultatet nuk kanë qenë të drejta me Laçin në raport me atë që ka dhënë në fushën e lojës. Përveç kësaj më shqetëson fakti që do luajmë në një fushë me barë natyral dhe jo sintetik ashtu siç stërvitemi dhe luajmë ne,”-deklaroi Aleksandar Veselinovic, trajner i Partizanit.

Po për javën e 5 të Superligës, sot në orën 19:00, Dinamo do kërkojë 3 pikët e para nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja. ‘Nëndetësja’ do luajë si pritëse në Elbasan Arena kundër Skënderbeut.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?