Goli i brazilianit Yago në pjesën e parë i ka dhënë Vllaznisë fitoren tejet të rëndësishme 1-0 kundër Elbasanit. 3 pikë domethënëse për shkodranët të cilët parakalojnë në renditje verdheblutë dhe marrin kryesimin e Superligës.
“Është vetëm fillimi, duhet të karikojmë baderitë këto dy javë. Ta shijojmë kryesimin edhe të punojmë shumë për ta mbajt vendin e parë, pasi është më e vështirë ta mbash se sa ta fitosh,”-u shpreh Edi Martini, trajner i Vllaznisë.
“Nuk duhet të gëzojmë vetëm se fitum ndeshjen, por duhet të mendojmë të mbajmë vendin e parë. S’kemi shumë kohë për të festuar,”-tha Lirim Kastrati, futbollist i Vllaznisë.
Disfata ka lënë zhgënjim te Elbasani, por trajneri Gvozdenovic thotë se është shumë shpejt për t’u dorëzuar.
“Jemi të mërzitur, por është shumë shpejt të flasësh për kreun e tabelës. Patjetër që kërkonim fitoren dhe të rrinim të parët, por Shkodra ishte më mirë,”-deklaroi Ivan Gvozdenovic, trajner i Elbasanit.
Më herët Dinamo fitoi 2-0 kundër Flamurtarit, duke zhytur akoma më shumë vlonjatët e vendit të fundit që kanë vetëm dy pikë, ndërsa të premten Tirana doli nga kriza duke fituar 0-3 derbin me Partizanin.
Komente
