Milos Stojanoviç

Sport

Vllaznia ndan rrugët me mbrojtësin Milos Stojanoviç

29 Maj, 14:01| Përditesimi: 29 Maj, 14:02

  • Share

Klubi i Vllaznisë ka konfirmuar largimin e mbrojtësit serb Milos Stojanoviç, i cili pas dy sezonesh në Shkodër nuk do të jetë më pjesë e skuadrës kuqeblu. Vendimi për të mos rinovuar kontratën me 28-vjeçarin është marrë nga drejtuesit, duke i hapur rrugë një kapitulli të ri për futbollistin.

Stojanoviç largohet si lojtar i lirë, pas një periudhe ku ka qenë një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes shkodrane. Ai iu bashkua Vllaznisë në vitin 2022 nga Kastrioti dhe ka qenë titullar i padiskutueshëm në këto dy vite.

Përveç aventurës me kuqeblutë, mbrojtësi ka luajtur më parë në Shqipëri edhe me Bylisin, ndërsa karrierën e tij e ka nisur dhe zhvilluar kryesisht në Serbi, në disa klube të njohura të vendlindjes.

Ky është largimi i parë zyrtar nga Vllaznia për këtë verë, por pritet që ai të mos jetë i vetmi. Klubi shkodran është duke përgatitur një rinovim të thellë të skuadrës në prag të sezonit të ri.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?