Egnatia s’ka të ndalur në Superligë. Kampionët në fuqi, për javën e 24 të Superligës, mposhtën 1-2 Elbasanin, duke siguruar fitoren e 5 radhazi dhe 8-ën në të gjithë kompeticionet. Një sukses që i mban në krye me 2 pikë më shumë se Vllaznia ndjekëse, që gjithashtu siguroi fitoren lehtësisht 3-0 kundër Bylisit.
“Jam shumë i gëzuar për 3 pikët sepse ishte objektivi i ndeshjes. Kundër këtyre në letër duhet të fitosh, por sërish mbetet një ekip Superligë dhe ne kemi shumë respekt,”-u shpreh Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.
Pas disfatës në Shkodër, trajneri i Bylisit Nevil Dede, njoftoi dorëheqjen edhe pse e mori klubin në vendin e fundit dhe aktualisht renditen të 7-it.
“Për të mirën e të gjithëve është më mirë ndryshimi i një figure. Pjesa më vulnerable e një klubi futbolli është gjithmonë trajneri se pjesët e tjera nuk lëvizin. Ndryshimi do japë shkëndijat dhe reagimin e duhur te lojtarët për të shkuar atje ku duhet,”-tha Nevil Dede, trajner i Bylisit.
Sfida tjetër e së shtunës, derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës u mbyll me shifrat 1-1. Ky ishte derbi i 3 i sezonit që në të 3 rastet ka përfunduar pafitues. Një rezultat që më shumë djeg tek kampi bardheblu, që këtë sezon lufton për mbijetesë.
Komente
