Thomas Brdaric

Vllaznia përballet me Egnatian, Thomas Brdaric: Kemi dëmtime, tregojmë veten kundër kampionëve

10 Shtator, 21:52| Përditesimi: 10 Shtator, 21:53

  • Share

SHKODËR - Vllaznia dhe Egnatia luajnë të mërkurën në orën 19:00 në "Loro Boriçi" për raundin e katërt të Superligës. Në prag të ndeshjes për mediet foli trajneri i vendasve, Thomas Brdaric.

Tekniku i Vllaznisë tha se të tijtë janë me shumë mungesa, por do mundohen të bëjnë mirë kundër kampionëve në fuqi të vendit.

“Me Egnatian është një ndeshje e madhe. Do të mundohemi të japim maksimumin në këtë përballje. Do të shohim se cilët lojtarë do të kemi të gatshëm. Sepse siç e dini kemi shumë futbollistë të dëmtuar, të ndëshkuar me kartonë si dhe disa të sëmurë me grip.

Egnatia nuk është kundërshtar i lehtë por do të mundohemi t’i përballojnë me sukses. Nuk është koha për t’u ankuar, por do të mundohemi të bëjmë një formacion sa më të denjë për të luajtur kundër Egnatias. Në repartin ofensiv na mungojnë Gruda, Kahrimanovic e Deliu. Do të mundohemi të bëjmë një formacion me lojtarët e duhur për t’u përballur denjësisht me Egnatian, pasi ata do të vijnë me formacionin e plotë.

Jemi në rrugën e duhur dhe bashkë me ndihmën e tifozëve do të arrijmë të bëjmë një ndeshje të bukur. Koha e pushimit na ka shërbyer për t’u përgatitur sa më mirë. Kemi zhvilluar edhe miqësore ku kemi aktivizuar edhe lojtarët e rinj. Do të shohim në varësi të rezultatit në ndeshjen me Egnatian, nëse do të ketë mundësi për t’i aktivizuar edhe ata. Duhet të jemi të kujdesshëm”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Vllaznisë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?