Gazetari i Report Tv në qytetin e Shkodrës, Ergys Kavaja është penguar të ndjekë ndeshjen e Vllaznia kundër islandezëve Vikingur, e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Conference League.
Report TV ka ndjekur në vazhdimësi zhvillimet sportive të ekipit KF Vllaznia, duke i kushtuar një hapësirë të rëndësishme informimit të publikut, por edhe pse gazetari Kavaja ka dërguar një kërkesë zyrtare për akreditim është refuzuar nga Klubi Vllaznia pa asnjë arsye.
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka dënuar përjashtimin e gazetarit të Report Tv, duke thënë se Alban Xhaferi, President i KF Vllaznia, ka vepruar në kundërshtim me rregullat sportive dhe e ka penguar gazetarin Ergys Kavaja, për motive personale.
“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon vendimet përjashtuese, diskriminuese dhe hakmarrëse të z. Alban Xhaferi, Presidentin e KF Vllaznia. Ne jemi informuar dhe kemi konsultuar korrespodenca se si gazetari Ergys Kavaja është penguar të ndjekë më 24 korrik ndeshjen ndërkombëtare të Conference League “Vikingur-Vllaznia”. Klubi nuk i ka miratuar atij akreditimin, pa dhënë shpjegime dhe pa shkaqe të ligjshme.
Kolegu Kavaja i dëshmoi AGSH-së se vendimi diskriminues dhe pengues për të raportuar ndeshjen, ka ardhur në formë hakmarrëse nga presidenti Xhaferi, pasi ai nuk është pajtuar me raportimet e mëparshme të gazetarit mbi veprimtarinë e klubit.
Korrespodenca mes gazetarit dhe klubit, që i është vënë në dispozicion Asociacionit, si dhe dëshmitë e gazetarëve të tjerë të përfshirë për të lejuar kolegun Kavaja të raportojë nga ndeshja në fjalë, krijojnë bindjen e plotë se z. Alban Xhaferi, President i KF Vllaznia, ka vepruar në kundërshtim me rregullat sportive dhe e ka penguar gazetarin Ergys Kavaja, për motive personale, që nuk lidhen në asnjë rast me thyerjen e ndonjë rregulli nga gazetari gjatë pranisë së tij të mëparshëm në veprimtaritë e Klubit, dhe se kolegu i përmbushte të gjitha kushtet për tu akredituar.
I bëjmë thirrje Klubit “Vllaznia” të ndalë praktikat penguese dhe hakmarrëse ndaj gazetarëve. Ne inkurajojmë kolegun Ergys Kavaja dhe këdo tjetër që përballet me arbitraritet në terrenet sportive, të denoncojë aktet edhe në federatat përkatëse, siç ne do ta bëjmë në rrjetet tona”, thuhet në deklaratë.
Komente

Ja kam lujt zotin
PërgjigjuErgys kAvaja ik te valteri se ai te jep buk me hanger te star plus , ish president valteri
Përgjigju