Hygor Guimaraes Goncalves dhe Wenderson Da Silva Soares, lojtarët e rinj të Vllaznisë

Sport

Vllaznia riformaton gjithë ekipin, firmosin dhe dy brazilianë në Shkodër

21 Gusht 2019, 14:54| Përditesimi: 21 Gusht 2019, 15:01

  • Share

Vllaznia duket se këtë vit e ka marrë mjaft seriozisht Superioren, pasi ky është vit unik për kuqeblutë pasi vijnë për herë të parë në histori nga Kategoria e Parë. Kjo ndodh pasi klubi 100- vjeçar nuk kishte rënë për afër 1 shekulli një kategori më poshte por shijen e hidhur e provoi në 2018. 

Sa i përket rikthimit të tyre, sot janë zyrtarizuar dy futbollistë brazilianë Hygor Guimaraes Goncalves dhe Ëenderson Da Silva Soares. Goncalves është një mesfushor qendror i cili së fundmi ka luajtur në elitën e futbollit libanez. Ndërsa Ëenderson ka luajtur vetëm në vendlindjen e tij në Brazil dhe luan si sulmues.

Të dy brazilianët kanë firmosur një kontratë një- vjeçare me ekipin shkodran, me të drejtë rinovimi dhe për një tjetër. Ata janë në dispozicion të klubit që pasditen e sotme. Ndërkohë në Shkodër ata do të gjejnë dhe një brazilian tjetër, Emerson i cili u transferua pak ditë më parë. 

Me dy goditjet e fundit në merkato, numri i të transferuarve tek ekipi i Vllaznisë brenda kësaj merkatoje verore shkon në 11, duke plotësuar një ekip në fushë. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?