Rejan Alivoda

Vllaznia shet lojtarin e Kombëtares në Arabi, 200 mijë euro në arkat e shkodranëve

20 Shtator, 09:15| Përditesimi: 20 Shtator, 09:17

  • Share

Rejan Alivoda pritet të jetë largimi i radhës nga Vllaznia. Klubi shkodran ka gjetur akordin me Ittiha Kalba në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe gjithçka është e kryer.

200 mijë euro pritet të shkojnë në arkat e Vllaznisë për të lënë të lirë 21-vjeçarin e kombëtares Shpresa, ndërsa shkodranët ia kanë dalë të mbajnë edhe 20 përqind të kartonit, në rast të një shitje të mundshme nga klubi i ardhshëm.

I dalë nga Akademia e Vllaznisë, Alivoda u bashkua me ekipin e parë të klubit në verën e 2022. Djaloshi ra në sy për forcën në mesin e fushës dhe për aftësitë krijuese në sulm. Katër ndeshje ka luajtur Alivoda me U-21 e Shqipërisë, duke qenë potencial i mundshëm edhe për ekipin A.

Pritet që largimi i Alivodës të krijojë një ngërç për skemat e trajnerit Thomas Brdaric, që sheh t'i ikë një element i talentuar. Pas shitjes së Geralb Smajlit te Ballkani, është radha e Alivodës që të lërë klubin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?