Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi të mërkurën e 5 marsit dy nga pesë ndeshjet e raundit të 28-të. Te fitorja dolën skuadrat vendase, Egnatia dhe Vllaznia.
Në stadiumin e Rrogozhinës vendasit e Egnatias mposhtën pastër 2-0 Dinamon, duke vijuar kryesimin e klasifikimit. Nën një atmosferë të zjarrtë dhe me tifozët që ishin kurioz për të parë një ndeshje në stadiumin e rinovuar dhe me prozhektor, vendasit shënuan dy gola që në pjesën e parë. Lushkja nga penalltia dhe Ujka, i dhanë tri pikë vendasve. Nga stadiumi këtë ndeshje e ndoqi edhe një tifoz special, trajneri i Kombëtares, Sylvinho.
Në “Loro Boriçi” të Shkodrës, Vllaznia fitoi 2-0 kundër Partizanit dhe thellon më shumë krizën e të kuqve. Katër humbje radhazi për “Demat” që me këtë formë rrezikojnë zonën “Final 4”. Ildi Gruda dhe Melos Bajrami shënuan për shkodranët në pjesën e dytë. Partizani e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pas daljes me dy kartona të verdhë të Domgjonit, tre minuta nga fundi i ndeshjes.
Superliga, raundi 28-të:
E mërkurë, 5 mars 2025
Egnatia 2–0 Dinamo
Vllaznia 2–0 Partizani
E enjte, 6 mars 2025
Bylis – Teuta 13:30
AF Elbasani – Skënderbeu 16:30
Tirana – Laçi 16:30 (Durrës)
Renditja:
Komente
