Egnatia 2-0 Dinamo dhe Sylvinho në Rrogozhinë

Sport

Vllaznia thellon krizën e Partizanit, Egnatia mposht Dinamon dhe kryeson Superligën! Sylvinho në Rrogozhinë

6 Mars, 08:31| Përditesimi: 6 Mars, 08:34

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi të mërkurën e 5 marsit dy nga pesë ndeshjet e raundit të 28-të. Te fitorja dolën skuadrat vendase, Egnatia dhe Vllaznia.

Në stadiumin e Rrogozhinës vendasit e Egnatias mposhtën pastër 2-0 Dinamon, duke vijuar kryesimin e klasifikimit. Nën një atmosferë të zjarrtë dhe me tifozët që ishin kurioz për të parë një ndeshje në stadiumin e rinovuar dhe me prozhektor, vendasit shënuan dy gola që në pjesën e parë. Lushkja nga penalltia dhe Ujka, i dhanë tri pikë vendasve. Nga stadiumi këtë ndeshje e ndoqi edhe një tifoz special, trajneri i Kombëtares, Sylvinho.

Në “Loro Boriçi” të Shkodrës, Vllaznia fitoi 2-0 kundër Partizanit dhe thellon më shumë krizën e të kuqve. Katër humbje radhazi për “Demat” që me këtë formë rrezikojnë zonën “Final 4”. Ildi Gruda dhe Melos Bajrami shënuan për shkodranët në pjesën e dytë. Partizani e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pas daljes me dy kartona të verdhë të Domgjonit, tre minuta nga fundi i ndeshjes.

Superliga, raundi 28-të:

E mërkurë, 5 mars 2025

Egnatia 2–0 Dinamo

Vllaznia 2–0 Partizani

E enjte, 6 mars 2025

Bylis – Teuta 13:30

AF Elbasani – Skënderbeu 16:30

Tirana – Laçi 16:30 (Durrës)

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreth 241 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?