Futbollistët e Vllaznisë

Shkodranët zyrtarizuan Osmanin, ndryshimi i 7 në bankinë pas 10 javësh! Apeli i Gvozdenovic: Presidentët të mos nxitohen

30 Tetor 2023, 12:31| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 12:37

  • Share

Qatip Osmani është trajneri i ri i Vllaznisë. Ish-numri 1 i bankinës së Shkëndijës, i cili ka fituar ka fituar 5 trofe në Tetovë, ka marrë vendin e Migen Mellit, i cili është larguar pas humbjes së shkodranëve në Kukës. Me largimin e Mimellit pas javës së dhjetë të Superligës ka shkuar në shtatë numri i trajnerëve të larguar ende pa u mbullur tetori ose dy gati muaj kampionat.

“Kjo është shumë dhe ndodhta është gabim sepse ne kemi nevojë për vazhdimësi, për kohë. Është e vështirë të bësh futboll të bukur, me skuaër të re, të fitosh gjithmonë. Është e pamundur,”-u shpreh Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut.

Të martën do të nisë java e 11 e Superligës, me Skënderbeun që pas barazimit me Egnatian do luajë në Elbasan kundër Dinamos.

“Jemi vetëm për 3 pikët. Dinamo është një skuadër e mirë sepse ka cilësi brenda ekipit,”-tha Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut.

Po të martën do të luhet Egnatia Kukësi, ndërsa java e 11 e Superligës vijon të mërkurën me 3 sfida. Në orën 14:00 do jenë Tirana-Teuta si dhe Laçi-Partizani, ndërsa po në orën 17:00 mbyll javën Vllaznia-Erzeni në Shkodër.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?