Sport

Vllaznia-Partizani përplasen të shtunën për kupat e Europës, trajneri i 'të kuqve': Shkodranët kanë bonus të madh

22 Prill 2022, 13:16| Përditesimi: 22 Prill 2022, 14:31

  • Share

Vllaznia-Partizani është sfida e parë hapëse e javës së 30 të Superligës, që premton emocione të shumta. Të dy skuadrat pretendojnë kualifikimin në Kupat e Europës me shkodranët të cilët kërkojnë të ruajnë pozicionin e tretë, ndërsa tek të kuqtë ka një ndienjë hakmarrje pas eliminimit në gjysmëfinale të Kupës.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, por duhet patur parasysh se ato kanë një bonus shumë të madhe emocional sepse janë skuadra që na eliminuan pas penalltive në gjysmëfinale të Kupës,”-tha Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit.

Te Vllaznia kërkojnë edhe njëherë mbështetjen e tifozëve në Loro Boriçi.

“Shpresoj që të jenë sërish siç ishin në Kupë, pasi do japim shumë më shumë që të marrim fitoren,”-deklaroi Esin Hakaj, futbollist i Vllaznisë.

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?