Vllaznia-Teuta ndeshja e parë për 2021! Te shkodranët prezantohet Avdiaj, futbollisti: Nuk dua të flas për Tiranën (VIDEO)

7 Janar 2021, 14:46| Përditesimi: 7 Janar 2021, 20:39

  • Share

Të premten në orën 18:00 do të luhet ndeshja e parë e Superligës për vitin 2021. Vllaznia kryesuese e kampionatit do të presë në Loro Boriçi Teutën që vjen pas fitoreje të bujshme kundër Kukësit. Në prag të këtij takimi me durrsakët trajneri i shkodranëve është shprehur:

“Ne duam të tregojmë të njëjtën formë si vitin e kaluar. Tani jemi në pozicion special në renditje dhe të gjithë duan të na rrëzojnë, të na mposhtin dhe për këtë duhet të jemi të përgatitur duke filluar që nesër me Teutën.”

Ndërkohë drejtori sportiv Matko Djarmati prezantoi sot blerjen e re Albion Avdiaj, të marrë nga Tirana me parametra zero.

“Është një njohje e vjetër e trajnerit, kanë bashkëpunuar bashkë në Gjermani. Absolutisht kemi besimin se do na ndihmojë në këtë momente për të arritur objektivat tona,”-u shpreh ai.

Në prezantimin e tij, sulmuesi me origjinë nga Kosova, refuzoi të komentonte 5 muaj e fundit te Tirana, ku nuk luajti në asnjë ndeshje.

“S’kam çfarë flas për atë që ka ndodh te Tirana, sepse nuk më intereson më. E kam mbyllur atë kapitull pasi dua të shoh para,”-deklaroi Avdiaj.

Katër ndeshjet e tjera të javës së 14 të Superligës do të luhen të shtunën.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?