E mbaj mend mirë një udhëtim në Vlorën e 2012-s! E trishtuar, e vrarë, e gërryer, e mjeruar. Në 2024-n mbi by-pass-in në Kaninë, Vlora nga lart dukej si shtëpia e perëndive, një qytet i bekuar i dalë nga pluhuri i diskriminimeve dhe i urrejtjeve. Por ata që e kanë në dorë këtë bukuri e këtë ndryshim nuk duhet ta tradhëtojnë duke e shfrytëzuar vetëm për t’u mburrur e për t’u argëtuar e të mos përveshin mëngët e të gdhihen e ngrysen me marrjen në kujdes të qytetit që iu është besuar.
Sot, pas përmbytjeve që zunë në pabesi banorët e saj, këta administratorë që nuk duhet t’i zinte gjumi për qytetin, na tregojnë se paska probleme me diznivelin e rrugëve, se pompat e hidrovorit na qënkan të vjetra e të tjera përralla si këto.
Vlora është tradhëtuar dhe për këtë pabesi dikush duhet të paguajë, minimalisht me postin politik që i është besuar e më pas, duhet parë nëse rrugët, pallatet, kanalizimet në gjithë këto vite janë bërë në respekt të asaj toke të mrekullueshme dhe të banorëve të saj, apo me babëzinë e fitimeve të momentit.
Pasi i shijuan detin, i hëngrën peshqit e midhjet, u mburrën me bukuritë dhe mikëpritjen e turistëve, përmbytjet e fundit nxorrën në sipërfaqe atë që e sëmurë ndodhet nën të. Siç nuk e meritonte dikur Shkodra apo Lezha, as Vlora sot nuk e meriton të vuajë për mungesën e punës nga ana e mburravecëve të mediave sociale, të cilët mendojnë se 3 fotografi me diellin e perëndimit, do të lajnë djersën që duhet për ta merituar drejtimin dhe mirëmbajtjen e qytetit.
Uji në shtëpi, në biznese, është një mesazh i dyfishtë dhe tepër i rëndë, që nga një anë shkatërron deri në palcë mundimet e një jete të qytetarëve, dhe nga ana tjetër, është një alarm për politikën dhe komunitetin që dëshiron të na thotë se nën atë që shohim ka probleme strukturore jetike. Në Vlorë, por dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, nga Veriu në Jug, duhet parë dhe i duhet paraprirë asaj që mund të nxjerrin papritur në dritë të diellit fenomenet natyrore: Tradhëtinë e njeriut për njeriun në emër të përfitimit.
Problemi jane 'njerezit' (ne thonjeza se vetem njerez qe nuk jane ) qe skane piken e edukates dhe hedhin gjithfare mbeturinash ne kanale te cilat bashkia duhet ti pastroje por aq shume jane sa qe eskavatori duhet te rrije dite per dite te pastroje kanalin qe con ujin te hidrovori. Mbeturinat bllokojne dhe nxjerrin jashte funksionit pompat dhe keshtu nuk pompojne uje per rrjedhoj ndodh ajo qe ndodh. Mendoj qe zgjidhje ka njerezit qe jetojne ne vlore te shkojne te kullosin fshatrave dhe kafshet e fshatrave duhet te vijne te jetojne ne Vlore.
PërgjigjuShume bukur e keni, gjithe Shqiperia vuajti dhe investuan 10 miliarde euro per Vloren, edhe Serbia investoi me grure falas per te dashurin taj qe i ijepni votat, tani ckeni, Super jeni, pse nuk i beni shtepite mbi hunj qe ye mos permbyteni ,
PërgjigjuO po Vloren sikurse dhe te gjitha qytetet e tjera shqipetare i kane tradhetuar njerzit duke ndertur kudo e pa karar dhe duke hedhur mbeturinat ne rruge si kafshe. Pastaj vjen politika.
PërgjigjuCdo punim qe behet eshte jashte cdo standarti dhe nuk eshte projektuar nga profesioniste , thjeshte bejne disa show dhe vkedhje tenderash pa fund . Kanalizimet e Vlores jane ber me qindra here duke shkaterruar rruget dhe duke vendosur tubo me dimensione te vogla dhe jashte standarteve , kanali qe ishte ber qe ne kohen e komunizmit eshte totalisht jashte funksionit sepse jane ndertuar shtepi ose dhe atje ku nuk eshte ndertuar eshte i papastruar kurre . Keto probleme qe ka qyteti i Vlores nuk zgjidhen me keta hajduta dhe te pa afte por do njerez te ndershem dhe profesionista gje qe eshte pothuaj e pamundur te ndodhe
PërgjigjuMe se e vertete ! Kjo eshte hera e pare por kur te bjere shi pas 1 jave ?? E njejta situate do te jet se cdo pune do ndershmeri dhe kjo eshte e fundit ne Shqiperi per fat te keq, po lum njeriu qe mban ne koke 1 kapele qe shtrengon dhe nuk e flak tutje ate...
Ky Ka qene problem i perjetshem per Vloren. Ne si vlonjat e dime qe dy here ne vite Vlora permbytej (vjedhte dhe pranvere). Sidomos Cole Kume dhe zona e kombinatit ne kohen komunizmit su be gje por dhetani akoma ska marre zgjidhje. Hidroviri Ka vetem kater pompa kur minimum duhet te jene 6 pikerisht per kohen te jashtezakoneshme dhe Sic shihet situata te tilla do te perseriten shpesh si pasoje e ngrohjes globale.