'Vlora Marina', projekti tërheq studentët e inxhinierisë të Universitetit Polis

31 Mars 2023, 14:51| Përditesimi: 31 Mars 2023, 15:03

  • Share

23 studentë nga Universiteti Polis vizituan projektin turistik “Vlora Marina” në qytetin bregdetar, si pjesë e iniciativës së programit B4Students, për t’u ofruar inxhinierëve aspirues përvojë të punës reale. Vizita ishte një kombinim i vëzhgimit të punimeve në kantier dhe ndërveprimit me profesionistë të industrisë.

Të shoqëruar nga tre pedagogët, Endri Duro, Flogerta Krosi dhe Albi Alliaj, grupi i studentëve u mirëprit në ekspozitorin e Vlora Marinës nga menaxheri i projektit, Ervin Baçaj, i cili i njohu ata me një prezantim të shkurtër të zhvillimit të tij, dhe rëndësisë për komunitetin, projektuar si destinacioni elitar i turizimit detar në Shqipëri.

Marina e Vlorës zëvendëson portin e vjetër dhe të amortizuar industrial të qytetit, duke e kthyer atë në një port modern me kapacitet deri në 438 jahte dhe mega-jahte, duke e shndërruar kështu në një motor të fuqishëm gjenerues të ardhurash për ekonominë. I gjithë investimi, duke përfshirë edhe të gjithë infrastrukturën publike të zonës, parqet dhe shëtitoren, si dhe kompleksin rezidencial, do të prekë vlerën e rreth 350 milionë eurove.

Gjatë turit të tyre eksplorues dhe të mësuarit në mjediset e kantierit të marinës, studentët u përshëndetën nga një ekip inxhinierësh, të cilët iu treguan rreth projektit dhe u shpjeguan fazat e ndryshme të procesit të ndërtimit. Një nga gjërat e para interesante që studentët vunë re ishin themelet ujore në një nga pjesët e marinës, ose portit të ardhshëm të jahteve, që pritet të jetë porti turistik me standardet më të larta në Shqipëri dhe jo vetëm. Standardet e ndërtimit, teknologjia, dhe ndërtimi i themeleve ujore ishin disa nga çështjet që u diskutuan me inxhinierët zbatues.

Studentët ishin veçanërisht të interesuar për aspektet e qëndrueshmërisë së procesit të ndërtimit dhe vlerësuan teknikat e përdorura. Ata ishin të kënaqur kur panë se ekipi i ndërtimit po përdorte materiale dhe metoda miqësore me mjedisin, dhe projekti ishte konceptuar në një nivel europian.

“Vizita në këtë projekt mjaft të rëndësishëm është thelbësore për studentët për të kuptuar më së miri sfidat dhe teknologjitë e reja të ndërtimit në kushte të veçanta. Për më tepër, u jep mundësi studentëve të jenë më afër pjesës aplikative falë bashkëbisedimeve me inxhinierët e kompanisë” u shpreh Endri Duro, pedagog pranë departamentit të Arkitekturës dhe Inxhierisë në Universitetin Polis.

Ai shtoi se “për studentët, si një ndër vizitat e tyre të para, ishte një eksperiencë emocionuese me mundësi për të eksploruar natyrën e projekteve pranë detit”.

Menaxheri i projektit, Ervin Baçaj tha se“Vlora Marina është e përkushtuar të bashkëpunojë me institucionet akademike, në mënyrë për të përmirësuar përvojën e të mësuarit, ndihmuar në zhvillimin profesional të studentëve dhe integrimit të tyre për të kontribuar në implementimin e projektit.”

Studentët u larguan nga kantieri duke u ndjerë të frymëzuar për ndikimin e lartë të projekteve ndërtimore, dhe mundësitë e karrierës si inxhinierë të ardhshëm në këtë industri dhe projektin “Vlora Marina”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • veri: 01/04/2023 01:28

    Vetem me projekte te bukura si ky vlora marina,,,do thithim miliona turiste,,,qe te vizitojne dhe qendrojne ne shqiperi.....duhet te arrijme 50 milion turiste ne vit,,,dhe per kete duhet te ndertojme 3000 hotele me 5 yje...jo te ndertojme vila e pallate ne bregdet,,por duhet te ndertojme hotele dhe resorte...

    Përgjigju
  • Go West: 31/03/2023 20:31

    ...ka rendesi per komunitetin, thote menaxher Ervini! Komuniteti ka aktualisht aty nje parkim te bollshem per turistet qe vijne per te shijuar detin e Vlores dhe per xhiro turistike. Ky projek zeron hapsirat e parkimit. Se dyti ndertimi i ketij pylli me pallate dy here me te larta se krejt ndertimet e tjera aty, krijon nje mur midis komunitetit dhe detit. Ne se keto quhen sherbime ndaj komunitetit, ka te drejte Ervini. Nuk dua te flas per kroçerat turistike qe perfundimisht nuk do te munden te hyjne me ne Vlore etj...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?