Kronikë

Vlorë/ Arrestohet i shpalluri në kërkim ndërkombëtar, kërkohej nga policia italiane

5 Shkurt 2019, 16:05| Përditesimi: 5 Shkurt 2019, 16:24

  • Share

Vlorë-Një 57-vjecar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pas një operacioni të koordinuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Interpol Tirana. Në sajë të bashkëpunimit të tyre është lokalizuar e më pas është arrestuar  në zonën e Skelës në Vlorë Kasem Piluri, banues në Tepelenë.

Sipas policisë personi i arrestuar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi është dënuar nga Gjykata e Apelit të Katanias në vitin 2017 me 10 vite burg për veprën penale "organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike".

Ndërkohë vijojnë veprimet e tjera proceduriale në lidhje me ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?