Kronikë

Vlorë, gjendet i mbytur në plazhin e Zvërnecit një i sëmurë mendor

12 Prill 2019, 15:33| Përditesimi: 12 Prill 2019, 16:47

  • Share

Një trup i pajetë është gjendur mesditën e së premtes në plazhin e Zvërnecit. Mësohet se viktima është një 56-vjeçar me inicialet I.I.  56-vjeçari ishte endacak dhe vuante nga çrregullime mendore.  
Trupi i pajetë është gjetur nga banorët e zonës. Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera në trupin e viktimës.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

B.K./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?