Foto ilustruese

Kronikë

Vlorë/ I shpallur në kërkim kombëtar, në pranga 49-vjeçari

30 Qershor 2024, 11:21| Përditesimi: 30 Qershor 2024, 11:34

  • Share

 Një 49 vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar është arrestuar nga policia e Vlorës, me akuzën për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në bazë të kontrolleve intensive uniformat blu kanë bërë të mundur kapjen e tij.

Autori me inicialet R. M., alias R. Z., lindur në Berat dhe banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 31.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest në burg'', për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve'', informoi sot policia.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?