VLORE-Policia ka arrestuar një person që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje në Itali. Ai është Fatmir Halla 47 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.
Sipas policisë, ai ishte shpallur në kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Asti/Itali e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale ''Vrasje me armë'', të parashikuar nga nenet 575, 56 të Kodit Penal Italian dhe Ligjit 110/75.
Pas arrestimit, Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma/Itali, po kryejnë procedurat e nevojshme për ekstradimin e Fatmir Hallës në Itali për të vuajtur dënimin për vrasje.
Komento
7 vjet qenka denuar per vrasje.. po ashtu i bie qe e ben burgun me qef per 4 vjet je ne shpi ca thon keta
Përgjigju