Kronikë
Top 24

Vlorë, plumb në këmbë 51-vjeçarit, policia në kërkim të autorit

16 Prill 2018, 16:54| Përditesimi: 16 Prill 2018, 20:10

  • Share

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës së naftës. 

Arsen Arif Gerbi, 51 vjeç, është qëlluar në këmbë me një plumb pistolete, nga një person i paidentifikuar. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Policia po heton për shkaqet e ngjarjes dhe identifikimin e arrestimin e autorit.  

Njoftimi i policisë: 
Vlorë
Informacion paraprak

Më datë 16.04.2018, në lagjen “Rilindja”, është plagosur në këmbë me armë zjarri, nga një person i paidentifikuar shtetasi A.G., 51 vjeç. Shtetasi është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?