Foto ilustruese

Kronikë

Vlorë/ Sekuestrohen 293 mijë euro llogari bankare të italianit, dyshohet se pastronte para

16 Korrik 2018, 13:35| Përditesimi: 16 Korrik 2018, 13:39

  • Share

Një sasi prej 293 mijë euro është sekuestruar në Vlorë, pas një aksioni nga policia e qytetit bregdetar. Llogaria bankare dyshohet se i përkiste një shtetasi italian me inicialet V.L.

Italiani dyshohet se ka kryer veprën penale të pastrimit të parave.

Njoftimi i plotë:

Vazhdon evidentimi i aseteve dhe llogarive bankare të personave të dyshuar për veprimtari kriminale.

Sekuestrohen 293.000 Euro, të dyshuara nga veprimtari kriminale.

Në vijim të punës së saj, Policia Kriminale në bashkëpunim me DVP Vlorë, me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Drejtorinë Hetimore Qëndrore, në kuadër të procedimit penal nr.1263 të vitit 2018, kanë bërë të mundur sekuestro preventive mbi 4 llogari bankare të shtetasit italian V.L.

Vlera monetare e sekuestros preventive të llogarive bankare është 293.000 Euro.

Shtetasi V.L., dyshohet për kryerjen e veprës penale të Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprimet e mëtejshme.

Komento

Komente

  • edi: 17/07/2018 02:29

    Cilën pastrim parash? Nqs do te behësh si Zvicra lëri njerëzit te depozitojne para ne Shqipëri. Nqs i duan politikanet per vete tjeter pune...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?