Foto ilustruese

Kronikë

Drimadhe/ Shkon tapë në lokal dhe duke bërtitur, i riu merr pistoletën manovër dhe qëllon kamerierin pasi i kërkoi të ulte zërin

28 Qershor 2021, 08:32| Përditesimi: 28 Qershor 2021, 09:01

  • Share

Drimadha (Dhërmi) nuk gjen qetësi gjatë natës së kaluar. Pas djegies së shezlongëve të një biznesi ku dyshohet për shkak të konkurrencës, një tjetër ngjarje është shënuar ku është qëlluar me pistoletë manovër.

28-vjeari H.F., në gjendje të dehur ka hyrë në një lokal duke bërtitur dhe bërë zhurmë. Kjo ka bërë që kamarieri t’i afrohej dhe t’i kërkonte që të ulte zërin por ka hasur në kundërshtinë e tij. 28-vjeçari është konfliktuar fizikisht me kamarierin dhe një person tjetër në lokal dhe më pas ka shkuar në makinë e tij, ku ka marrë pistoletën manovër dhe ka qëlluar në drejtim të kamarierit.

Pas ngjarjes i riu është larguar, i cili është në kërkim nga policia.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?