Vlorent Xhafaj me “Moxart” dhe “Schuman” në arturbinë, solisti francez: Muzikantët e njohur i duhen Shqipërisë

17 Shkurt 2022, 17:32| Përditesimi: 17 Shkurt 2022, 17:36

  • Share

Violonçelisti me famë ndërkombëtare Vlorent Xhafaj, i bashkon lojës së Orkestrës së Radiotelevizionit dy instrumentistë të njohur francezë. Solisti ndërkombëtar Pierre Fouchenneret luan në violinë, ndërsa viola është e Nicolas Bône. Për solistin e Orkestër Kombëtare të Francës, kjo është hera e dytë që vjen në Shqipëri.

"Njoh shumë muzikantë shqiptarë që luajnë në mbarë botën përveçse Vlorentit. Tedi Papavrami ka luajtur në Orkestrën Kombëtare të Francës, pjesë e së cilës jam dhe unë. Këta muzikantë që interpretojnë në Vienë, 'La Scala' etj, kanë krijuar një reputacion shumë të mirë për shkollën e muzikës në shqipëri. Por mendoj se duhet të bëhet e mundur që të kthehen dhe të japin në Shqipëri eksperiencën e tyre, qoftë me koncerte, pozicione apo pedagogji. Pasi ajo që po kuptoj unë është që ka ende njerëz që duan të ikin….", shprehet Nicolas Bône.

Krahas gjenialitetit të Mozart me Koncertante për violinë, violë dhe orkestër, Koncerti për violin i Schuman është “qershia mbi tortë”.

"Dhe koncerti i Shcumanit për violinë dhe orkestër që është mjaft i rrallë është luajtur njëherë në Shqipëri në vitet ’80 dhe nuk është luajtur më", thotë Xhafaj.

Sipas Xhafajt ka ardhur koha që muzika klasike t’i serviret më shpesh publikut vendas

"Por Orkestra RTSH me të kam parë koncertet e para. Shumë muzikantë i njoh prej kohës,.Dëshirë ka por unë mendoj se nuk ka mjaftueshëm aktivitetet të mirëfillta muzikore  klasike Mendoj se është e gjithë hapësira e duhur që të ketë sepse ka një kërkesë", tha Xhafaj.

Moxart luhet në Austri në Itali në Gjermani por edhe në Kili në Vietnam apo në Afrikën e Jugut dhe duhet të jetë i aksesueshëm edhe duhet luajtur shpesh edhe si autori më i luhatur në historinë e muzikës në Shqipëri.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?