Tre punonjës policie me origjinë shqiptare, pjesëtar të shoqatës të Policisë “Ilyrian Society”, në New York, u pritën në një takim në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Në këtë takim, Detektiv Mikeljan Agolli, Jacqueline Marku dhe Anton Gojcaj u mirëpritën nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj dhe përfaqësues të tjerë të kësaj drejtorie.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin mes dy vendeve, si dhe u shkëmbyen përvojat dhe eksperiencat e ndryshme të policisë shqiptare dhe të shoqatës së policisë “Ilyrian Society”, në New York.