Standardi ndërkombëtar i analizimit të eksperiencës së konsumatorit me shërbimet mobile, OpenSignal, ka publikuar raportin më të fundit për Shqipërinë duke vlerësuar performancën e tre operatorëve në vend. Në matjet e bëra për periudhën 1 Janar 2022 – 31 Mars 2022, Vodafone fiton 8 nga 9 kategoritë ndërsa One 4 prej tyre.
OpenSigl nxjerr Vodafone Albania si operatorin me shpejtësinë më të lartë të shkarkimi prej 34.6 Mbps ndjekur nga One me 29.7 Mbps dhe ALBtelecom me 14.6 Mbps.
Raporti i publikuar nga OpenSignal krahason shërbimin e ofruar nga Vodafone Albania, One Telecommunications dhe ALBtelecom në 9 kategori të ndryshme si: Eksperienca Video, Eksperienca e Videolojërave, Eksperienca Zanore, Shpejtësia e Shkarkimit, Shpejtësia e Ngarkimit, Disponueshmëria e Shërbimit, Mbulimi 4G dhe Konsistenca në rezultatet e testimit.
Vodafone fitoi përsëri edhe në eksperiencën video duke shënuar 57.3 pikë, ndjekur nga One me 52.3 pikë dhe ALBtelecom me 42.2 pikë. Një rezultat i mirë konsiderohet 55-65 pikë dhe Vodafone është i vetmi që hyn në këtë kategori ndërsa operatorët e tjerë hyjnë në kategorinë e një 40-55 që konsiderohet shërbim i pranueshëm.
Për eksperiencën në video lojëra One mori 73.2 pikë nga 100 pikë ndjekur nga Vodafone me 69 pikë dhe ALBtelecom me 47.1 pikë. Testimet bëhen me lojëra popullore si PUBG dhe Fortnite apo lojëra masive si Arena of Valor.
Abonentët e Vodafone marrin një shërbim më konsistent ku kompania fitoi në të dy kategoritë e testimit me një nivel qëndrueshmërie prej 77.7% ndjekur nga ALBtelecom me 68.1% dhe One me 68%.
One dhe Vodafone ndajnë së bashku kategoritë e disponueshmërisë së 4G, shpejtësisë së ngarkimit dhe eksperiencës zanore. Më specifikisht në eksperiencën zanore One ka 79.7 pikë ndjekur nga Vodafone me 78.9 pikë dhe ALBtelecom me 73.6 pikë.
One ka mbulimin më të mirë ku përdoruesit në 96.8% të kohës kanë mbulim por me një diferencë e papërfillshme me Vodafone prej 96.5% dhe ALBtelecom me 93.6%. Në eksperiencën 4G Vodafone kishte 8 nga 10 pikë, One 7.7 pikë dhe ALBtelecom 4.9 pikë.
Raporti i OpenSignal citon edhe blerjet e fundit të One dhe ALBtelecom nga kompania Hungareze 4iG ndërsa pret që shkrirja e dy kompanive së bashku të përmirësojë cilësinë më tepër.
Vodafone fiton 8 nga 9 kategoritë ndërsa One 4 prej tyre. ALBtelecom nuk fitoi në asnjë kategori. Raportin e plotë e gjeni të publikuar në këtë lidhje. /PCWorld Albanian