TIRANË- Shërbimi i internetit të Vodafone 4G prej mëngjesit të sotëm nuk po funksiononte, ndërsa përdoruesit nuk aksesonin dot internetin. Probleme janë shfaqur në të gjithë Shqipërinë duke shkaktuar pakënaqësi te klientët, për shkak se i ka prekur në punën e tyre të përditshme dhe komunikimin.
Më vonë gjatë ditës, Vodafone njoftoi se rrjeti është rregulluar dhe po funksionon normalisht.
Gjatë mesditës, Shqiptarja.com tentoi të kontaktojë një numër telefoni të afishuar nga Vodafone, por rezultoi i fikur. Ndërsa në tentativë për të komunikuar me shërbimin e klientit që është falas (140), në mënyrë elektronike konfirmohej problemi se interneti ka probleme.
“Ne punojmë çdo ditë për të ofruar një eksperiencë fantastike të shërbimeve tona, ndaj momentalisht mund të hasni vështirësi me navigimin në internet, do ju mbajmë në kontakt”, thuhet në audio.
Vodafone Albania njoftoi se rrjeti u rregullua dhe funksionon normalisht pas problemeve që pati gjatë ditës së mërkurë.
Shërbimi i internetit të Vodafone 4G prej mëngjesit të sotëm nuk po funksiononte, ndërsa përdoruesit nuk aksesonin dot internetin.
Vodafonë informoi se shërbimet janë ndikuar nga investimet që po bëhen në kuadër të përmirësimit të rrejtit.
“Në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të rrjetit tonë, ne në Vodafone
Albania kryejmë investime të vazhdueshme e të nevojshme. Gjatë përditësimit
të sotëm, shërbimet 4G janë afektuar për pak kohë, duke ndikuar te një pjesë
e klientëve tanë.
Falë punës intensive të ekipit tonë të teknologjisë, të gjitha sistemet e
prekura janë rikthyer në funksion. Për më shumë informacion mund të na
kontaktoni tek shërbimi ndaj klientit #140.
Ne në Vodafone Albania ju falenderojmë për mirëkuptimin! Jemi të përkushtuar
të investojmë në rrjetin tonë, duke pasur gjithmonë prioritet ofrimin e
përvojës më të mirë të rrjetit në vend”, njofton Vodafone.
Vodafone jane hajduta
PërgjigjuHajdute kriminela vodafone. Skemi folur dot 4 ore me familjen na keni bere me tension
PërgjigjuPo ketij ca iu rrit nafta? Haha
PërgjigjuHahahahaha
qr..po ata po rreg sherbimin pse flisni kot
PërgjigjuNe itali me 7€ thirrje pa limit dhe 50Giga internet, ne shqiperi 1200lek 3 giga internet,nuk te duket se vodafoni shqiptar po grabit pa mase ,dhe ben futje me kontratat me parapagese.
Vodafontrufa kompani hajdute.
PërgjigjuVodafon kompani hajdute.....
PërgjigjuVodafoni shqiptar ma i shtrenjti ne bote.
Përgjigju