Kakha Joua, 40 vjeç, nga Gjeorgjia, është njëri prej 3 super mashtruesve që mundën të zhvatin 140 mijë euro në një pikë të këmbimit valutor në Shkodër, pak ditë më parë. Pas një hetimi të imtësisshëm të Krimit Ekonomik të Policisë së Shkodrës, mashtruesit u identifikuan, ndërsa Policia Kriminale mundi të gjurmojë itinerarin e tyre pasi lanë territorin e vendit tonë. 40-vjeçari Joua po lëvizte nga Sarajeva për në Stamboll, me destinacion final kryeqytetin e vendlindjes së tij, Tbili, ku nuk arriti asnjëherë.
Informacionet e siguruara u shkëmbyen në kohë reale me autoritetet turke, të cilat e arrestuan menjëherë sapo zbriti nga avioni në aeroportin e Stambollit.
Gjatë kontrollit fizik atij iu gjetën 7500 euro, shumë më pak nga mashtrimet marramendëse që bashkë me 2 miqtë e tij kanë mundur të bëjnë në tokën shqiptare. Në vijim 40-vjeçari u deportua gjatë mesditës së të dielës në Rinas, për t’u përballur me akuzën mashtrim i kryer në bashkëpunim. 2 miqtë e tij bashkëpunëtorë, 45 dhe 36 vjeç, janë identifikuar dhe lokalizuar tashmë, ndërsa me partnerët ndërkombëtar po punohet për kapjen e tyre.
Gjeorgjianët, në datën 9 gusht shkuan pranë një pike të këmbimit valutor në Zdrale të Shkodrës dhe pyetën për këmbim parash. Pasi punonjësi i bëri gati shumën e eurove i dorëzuan disa zarfe që i mbanin në një çantë të zezë, por brenda tyre nuk kishte para, por letra të printuara në formë lekësh. Punonjësi i kësaj pike e kuptoi me vonesë se ishte mashtruar.
Në datën 31 korrik, të njëjtën skemë mashtrimi tentuan ta bëjnë në Durrës, duke dështuar. Por, burime pranë policisë bëjnë me dije se mashtruesit gjeorgjian kanë tentuar skemën edhe në Tiranë dhe Vlorë nëpër pika të tjera të këmbimit valutor.
Brabo Policia. Sa mire i gjejme deri ne fund te botes ata qe nuk i njeh njeri. Edhe keshtu duhet te jete. Por si shpjegohet keta te fortet qe jetojne neper lagjet tona nuk i gjejne dot.
PërgjigjuAta i duhen partise! Nje i tille eshte da 10 patronazhiste.
Fiks.