Policia e Tiranës

Kronikë

Vodhën 16 milionë lekë mall në mobilierinë në Tiranë, në pranga dy punonjësit, në hetim dy të tjerët

1 Shtator, 13:08| Përditesimi: 1 Shtator, 13:13

  • Share

TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Tiranë pasi kanë vjedhur mobilierinë ku ata punonin. Të arrestuarit janë 35-vjeçari, Florenc Begu dhe 31-vjeçari, Sevastian Maci. Dy të arrestuarit në bashkëpunim edhe me dhe dy të tjerë kanë vjedhur në mobilierinë "Castellino Home"  mall me vlerë 16 mln lekë.

Sipas policisë dy bashkëpunëtorët e tjerë janë vënë në hetim. Bregu dhe Maci mësohet se janë magazinier dhe përgjegjës në mobilieri. Dy personat e vënë në hetim, kanë prodhuar mobilie dhe i kanë shitur ato pa i deklaruar.

“Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Wrong calculation”.  Vodhën në mobilierinë ku punonin, materiale pune, prodhuan mobilie dhe i shitën pa i deklaruar, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 2 bashkëpunëtorët e tyre.   

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në kuadër të veprimeve hetimore të kryera mbi kallëzimin e adiministratores së një kompanie me veprimtari në fushën e prodhimit dhe tregtimit të mobilieve, për vjedhje nga disa punonjës, organizuan dhe finalizuan në drejtimin e Prokurorisë, operacionin policor të koduar “Ërong Calculation”. 

Si rezultat i operacionit:  u ndaluan shtetasit S. M., 31 vjeç, dhe F. B., 35 vjeç, me detyra respektive magazinier dhe përgjegjës në një mobilieri;  nisi procedimi penal për shtetasit K. D., 47 vjeç dhe O. D., 32 vjeç, me detyra përgjegjesa në mobilieri.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrat, kanë vjedhur materiale pune, kanë prodhuar mobilie me to dhe i kanë shitur ato, pa i deklaruar. Ata i kanë shkaktuar kompanisë, 16 milionë lekë të rinj dëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se Kuvendi i ri do jetë më efikas për qytetarët se ai i kaluari?