TURQI – Tre persona janë arrestuar në Itali se dyshohet që vodhën dhe shitën produkte ushqimore që ishin mbledhur për qytetarët që u prekën nga tërmeti i fuqishëm më 6 shkurt.
Ata dyshohet se morën 15 ton vaj luledielli, 5 ton oriz dhe 5 ton thjerrëza të mbledhura në Mersin. Këto produkte ushqimore kanë vlerën 1 milionë lira në treg.
Tre persona, identiteti i të cilëve nuk dihet i kishin transferuar 25 ton ushqime në 4 magazina të ndryshme në Mardin dhe Batman me 5 kamionë të ndryshëm. Zbulimi i tyre u bë prej një denoncuesi të quajtur H.B., i cili vuri në lëvizje ekipet e Drejtorisë së Mashtrimit në Degën e Sigurisë Publike.
Ata hapën kamerat e sigurisë, gjetën ku ishin shkarkuar kamionët dhe bënë sekuestrimin e mallrave.