Foto ilustruese

Kronikë

Vodhën 3 dyqane, arrestohen 2 ‘skifterët në Fier (EMRAT)

13 Mars, 13:43| Përditesimi: 13 Mars, 13:46

  • Share

Fier-Dy persona janë vendosur në pranga nga policia e Fierit pasi akuzohen se kanë vjedhur para në 3 dyqane në këtë qytet.

Të arrestuarit me precedentë penal, Arjet Bakalli dhe Besmir Beqiraj sipas njoftimit të policisë i kanë kryer grabitjet më 11 dhe 12 mars.

“Konkretisht, janë vënë në pranga, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, shtetasit Arjet Bakalli, 38 vjeç dhe Besmir Beqiraj35 vjeç, të dy banues në Fier. Gjithashtu, vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas”, thuhet më tej në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    17 vite nga masakra e Gërdecit, a do ketë drejtësi?