Foto ilustruese

Kronikë

Vodhën Benz-in dhe e çuan për skrap, arrestohen tre të rinjtë në Berat

25 Nëntor 2018, 14:13| Përditesimi: 25 Nëntor 2018, 14:15

  • Share

Policia e Beratit ka arrestuar tre të rinj, të cilët akuzohen se kanë vjedhur një makinë tip “Benz”. A.L dhe S.H, 27 vjeç, bashkë me L.H., 22 vjeç, vodhën një makinën e cila u gjet në një pikë skrapi në lagjen Uznovë të Beratit.

Njoftimi i plotë:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A.L, 24 vjeç.

S.H, 27 vjeç, të dy banues në Çorovodë.

L.H, 22 vjeç, banues në lagjen ‘’Uznovë’’, Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen ‘’Çlirim’’, Çorovodë, kanë vjedhur mjetin tip Benz në pronësi të shtetasit A.S, 22 vjeç, banues në Çorovodë.

Mjeti i vjedhur u gjet në një pikë skrapi në lagjen ‘’Uznovë’’ dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale '’Vjedhje e kryer në bashkëpunim’’, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?