Foto ilustruese

Kronikë

Vodhën ‘Benzi-n’, e çmontuan dhe më pas i shitën pjesët, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë (EMRAT)

12 Shkurt 2023, 08:53| Përditesimi: 12 Shkurt 2023, 09:18

  • Share

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen për vjedhjen e një automjeti më pas shitjen e pjesëve të tij. Në pranga kanë rënë  Xhuljano Sorra, 29 vjeç dhe Ahmet Musaogullari, 26 vjeç, për veprën penale "Vjedhja", të kryer në bashkëpunim.

Në datën 24 janar, dy të rinjtë kanë vjedhur një makinë tip ‘Benz’ në Laprakë. Më pas e kanë çmontuar dhe pjesët e makinës i kanë shitur në pika shitjes për pjesë të përdorura automjetesh.

Dy aparate celularë  një pajisje DVR me pamje filmike, si dhe pjesë të ndryshme të automjetit të vjedhur u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?