ELBASAN- Dy të rinj dhe një i mitur janë vënë në hetim në Elbasan, pasi dyshohet se kanë vjedhur në zyrat e një godine të bashkisë Elbasan.
Konkretisht ka nisur hetimi në gjendje të lirë për shtetasit D. B., 19 vjeç, D. S., 18 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, të tre banues në Elbasan.
Ata dyshohet se nga zyrat e një godine të bashkisë Elbasan kanë vjedhur sende dhe dokumente të ndryshme, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Sendet dhe dokumentet e vjedhura
Komento
19,18,17-vjecaret kur vjedhin nuk kane objekt shkresurina bashkish,por gjera te tjera.Hetoni se kush i ka derguar te bejne kete vjedhje dhe pse!
Përgjigju