Kronikë

Vodhën energjinë elektrike, 10 të arrestuar në gjithë vendin, 10 të tjerë nën hetim në gjendje të lirë

15 Tetor 2021, 19:30| Përditesimi: 15 Tetor 2021, 19:31

  • Share

Dhjetë persona janë arrestuar për vjedhje energjie në disa qytete të vendit, ndërsa janë konstatuar 21 raste të vjedhjes së energjisë elektrike. Të arrestuarit janë në Tiranë, Fier, Lezhë, Dibër e Shkodër. Gjithashtu janë proceduar penalisht 10 të tjerë në Lezhë e Durrës, si dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër në Tiranë.

Të arrestuarit kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike.  

Në Tiranë janë arrestuar në flagrancë shtetasit D. A., banues në Baldushk, F. H., banues në Babrru, A. D., banues në Kombinat dhe G. S, banues në Vorë, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi S. D., banues në Kombinat.  

Në Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve L. E., banues në Lezhë dhe P. A., banues në Kurbin. Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Lezhë, Kurbin, Mirditë janë proceduar penalisht shtetasit: N. M., M. Ç., B. L., L. A., V. A., F. A., K. B. dhe T. A.

Në Mallakastër janë arrestuar në flagrancë shtetasit E. V., banues në Visokë dhe K. Z., banues në Dukas. 

Në  Bulqizë është arrestuar në flagrancë shtetasi I. L., banues në Gjoricë.

Në  Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasin V. P., banues në fshatin Shqir, Shkodër.

Në Durrës u proceduan penalisht shtetasit R. D., banuese në Durrës dhe A. B., banues në Fllakë, Durrës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?