Momenti i arrestimit nga AMP

Gjobitën makinat me targa të huaja në Rrugën e Kombit dhe 2.2 mln lekë i futën në xhep, gjykata e Kukësit lë në fuqi masat për 22 efektivët

21 Shtator, 20:45| Përditesimi: 21 Shtator, 22:32

  • Share

Gjykata e Kukësit ka lënë në fuqi masat për 22 efektivë të policisë rrugore, të cilët akuzohen se kanë vjedhur paratë e gjobave të drejtuesve të automjeteve me targa të huaja në Rrugën e Kombit, gjatë vitit të kaluar.

Në një seancë e cila ka zgjatur prej më shumë se 9 orësh, të akuzuarit u njohën me provat që organi i akuzës kishte ndaj tyre, ndërsa mbrojtja e secilit dha argumentet për veprimet dhe mosveprimet e tyre. Mësohet se gjatë seancës ka pasur kundërshti nga të akuzuarve për akuzat e ngritura, çka ka bërë që seanca të zgjasë për disa orë.

Por në përfundim të seancës gjykata vendosi të mos të ndryshojë masat ndaj efektivëve të cilët ishin përfshirë në një skëm vjedhje të pagesave të gjobave të drejtuesve të automjeteve, kryesisht shqiptarëve të Kosovës. Seanca nisi në orën 11:00. Gjyqtare Suada Kurti dhe prokuror Artan Shtrungza.

22 efektivët e qarkullimit në Rrugën e Kombit gjobisnin makinat me targa të huaja dhe paratë që paguheshin në moment nuk i arkëtonin pranë zyrës së financave. Skema e tyre u zbulua nga një shqiptar i Kosovës, i cili pasi u ndalua për herë të dytë nga policia, rezultoi se ishte debitor, edhe pse gjobën e kishte paguar. Në mesin e 22 policëve është edhe Gramoz Dafku, në atë kohë shef i seksionit të qarkullimit në Rrugën e Kombit.

Vjedhja e parave të gjobave dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2023, ndërsa së fundmi AMP ka sekuestroi procesverbale dhe materiale të tjera në shërbim të dokumentimit të veprës penale. Në total janë 160 gjoba në vlerë rreth 1 milion e 300 mijë lekë, por me kamatë vonesat e llogaritur vlera rritet me 60% dhe shkon në 2.2 milionë lekë.

Emrat e policëve në hetim dhe masat e sigurisë
Arrest me burg 6
1- N/Komisar Krenar Molla, me detyre Specialist Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Shkodër, mase sigurimi personal "Arrest me burg"
2- Inspektor Gasper Gjeta, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave," Arrest me burg"
3- Armand Shehu, Trupë shërbimi në seksionin Operacional për sigurinë Rrugore në Grupin e pajisjeve special, "Arrest me burg
4 Inspektor Ndoc Pjetri, me detyre Trupe shërbimi Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Lezhë, mase sigurimi personal "Arrest me burg".
5. Ish- punonjësi i policisë, Inspektor Armir Hallaçi, në kohën e kryerjes së veprës penale, me detyrë në Njësine Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave," Arrest me burg
6- Në kërkim B. S., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, 'arrest me burg'
Arrest shtëpie 4
6- Inspektor Marjan Baloj, me detyrë Trupe sherbimi Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Lezhë, mase sigurimi personal "Arrest ne shtepi.
7- Inspektor Kastriot Gjini, me detyre Trupë shërbimi në Njësine Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave," Arrest në shtëpi”
8. Inspektor Gilbert Kapxhiu, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave," Arrest në shtëpi
9. Inspektor Arsim Braha, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, Arrest në shtëpi"
Detyrim paraqitje 12
10-Komisar Gramoz Dafku, me detyrë Shef Seksioni 1 trafikut Urban dhe Interurban në DVP- Elbasan," Detyrim paraqitje"
11-N/Komisar Shuaip Gjuta me detyrë aktuale Përgjegjes Tumi në SPK-Aeroporti Kukës, në DVKM-Kukës, "Detyrim paraqitje"
12-N/Komisar Artan Pellumbi, me detyre Specialist rendi në Kom.Pol.Dibër.
13-N/Komisar Agron Nika, Oficeri Policise Gjyqësore në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje"
14-Inspektor Zenel Axhami, me detyrë patrullë e përgjithshme në Komisarjatin e Policisë Kukës, "Detyrim paraqitje"
15-Inspektor Flori Asqeri Xhelo, ish punonjës policie në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje"
16-Inspektor Ismail Petku me detyrë Trupë shërbimi operacionale F.P.Shqiponja në DVP-Kukës," Detyrim paraqitje"
17-Inspektor Gjovalin Tushaj me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje"
18-Inspektor Gjelosh Laska me detyre Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje"
19-Inspektor Flavio Ademi, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugon dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje
20- Inspektor Bardhok Çupi, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurin Rrugore dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje"
21-Inspektor Alfred Tushaj, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugo dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje"

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?