Posta Shqiptare

Vodhën 270 mijë lekë nga pensionet mujore, arrestohen dy punonjësit e postës në Divjakë! Shpërdoruan detyrën dhe falsifikuan dokumentet (EMRAT)

5 Gusht 2022, 08:54| Përditesimi: 5 Gusht 2022, 09:11

  • Share

LUSHNJË- 2 punonjës të Postës Shqiptare të Divjakës kanë rënë në pranga pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur lekët e pensioneve mujore të qytetarëve të Divjakës duke falsifikuar dokumentet dhe shuma që arritën të vidhnin ishte 270 mijë lekë.

Punonjësit e Postës të arrestuar janë 25-vjeçari Endri Lazi me detyrë përgjegjës i Zyrës Postare Divjakë si dhe 56-vjeçari Gëzim Murrizi. Ata akuzohen për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën" dhe "Falsifikimi i dokumenteve"

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?