Foto Ilustruese

Kronikë
Top 24

Vodhën materiale hekuri dhe i shitën për skrap, arrestohen 2 persona në Elbasan, 1 tjetër në kërkim (EMRAT)

16 Shtator 2018, 10:09| Përditesimi: 16 Shtator 2018, 10:15

  • Share

ELBASAN- Dy persona janë arrestuar në flagrancë, dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin këto 3 persona kanë vjedhur materiale hekuri në një banesë dhe i kanë shitur për skrap. Të arrestuarit janë : 

 Florenc Tatoshi, 31 vjeç banues në Elbasan.

Mit’hat Sharra, 52 vjeç, banues në Elbasan.

Si dhe po punohet për kapjen e shtetasit Th.B., 32 vjeç, banues në Elbasan.

Gjithashtu u procedua penalisht P.Q.,47 vjeç, banues në Elbasan, sepse në pikën e grumbullimit të skrapit në pronësi të tij, janë gjetur e sekuestruar materialet e vjedhura nga personat e lartëpërmendur. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Vjedhja e kryer në bashkëpunim". 

Njoftimi i policisë: 

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Florenc Tatoshi, 31 vjeç banues në Elbasan.

• Mit’hat Sharra, 52 vjeç, banues në Elbasan.

Si dhe po punohet për kapjen e shtetasit Th.B., 32 vjeç, banues në Elbasan.

Pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin këto 3 shtetas, kanë vjedhur materiale hekuri në një banesë dhe i kanë shitur për skrap.

Gjithashtu në përfundim të veprimeve hetimore u proçedua penalisht shtetasi P.Q.,47 vjeç, banues në Elbasan, sepse në pikën e grumbullimit të skrapit në pronësi të tij, janë gjetur e sekuestruar materialet e vjedhura nga shtetasit e lartëpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Vjedhja e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga nenet 134, 25 të Kodit Penal.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?