Kronikë

Të armatosur dhe me maska, tre kushërinj grabisin pikën e karburantit në Fushë Krujë! Arrestohen dy prej tyre, shpallet në kërkim tjetri

12 Prill 2021, 10:58| Përditesimi: 12 Prill 2021, 13:25

  • Share

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Krujë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, të tre kushërinj me njëri-tjetrin, të akuzuar si autorë të vjedhjes me armë të një karburanti.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, tek Ura e Gjolës, Arrameras, Fushë Krujë, ku dyshohet se këta persona, të maskuar dhe nën kërcënimin e një arme zjarri kanë grabitur një pikë karburanti, nga ku kanë marrë 120 mijë lekë të vjetra. 

Polici arriti të zbardhte ngjarjen, ndërsa në pranga kanë rënën Skënder Çangu 30 vjeç dhe  Zenun Çangu 17 vjeç si dhe u shpall në kërkim Amarildo Çangu, 17 vjeç, banues në Fshatin Verjon, Krujë, kushërinj me njëri-tjetrin.

Policia sekuestroi një armë zjarri pushkë, automjetin dhe veshjet e përdorura nga këta shtetas në momentin e ngjarjes. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale "Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".

Objektet e sekuestruara nga policia

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?