Kartat e kreditit të sekuestruara

Vodhën më shumë se 150 mijë euro nga llogaritë e pushuesve të hotelit! Pranga çiftit shqiptar në Itali, si kryenin mashtrimet me kartat e kreditit

14 Dhjetor 2022, 17:16| Përditesimi: 14 Dhjetor 2022, 17:20

  • Share

Një çift shqiptar  është arrestuar në provincën e Rinasit në Itali pasi akuzohen se kanë vjedhur të dhënat e kartave të kreditit të turistëve që zgjidhnin të pushonin në hotelin e tyre.

Ata së bashku me djalin e tyre dyshohet se kanë lënë mënjanë një rezervë të paligjshme prej më shumë se 150 mijë eurosh. Të gjitha paratë, u janë vjedhur pushuesve të cilët qëndruan për disa netë në hotelin e tyre. Guardia di Finanzia hetoi esdhe djalin e tyre për falsifikim të instrumentave të pagesave dhe sekuestruan mbi 145 mijë euro në një llogari rrjedhëse dhe karta të ndryshme krediti.

Hetimet nisën pas ankesave të turistëve të cilët qëndronin në dhomat e hotelit që drejtohej nga çifti i bashkëshortëve shqiptarë. Sapo u kthyen nga pushimet, shumë turistë kishin vënë re se shpenzimet e tyre ishin të mbingarkuara. Mësohet se kanë qenë qindra trusitë të cilët kanë bërë denoncime se ndaj tyre është kryer një mashtrim.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?